LAJMI I FUNDIT:

Zyrtarët policorë të arrestuar sot, u zbuluan pas përgjimeve që po kryente Prokuroria ndaj disa personave të tjerë

Zyrtarët policorë të arrestuar sot, u zbuluan pas përgjimeve që po kryente Prokuroria ndaj disa personave të tjerë

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi në konferencën për media ka bërë të ditur detajet sesi u zbuluan tetë zyrtarët policorë të arrestuar sot, e që dyshohet se janë të përfshirë në vepra të ndryshme penale.

Lumezi shtoi se Prokuroria fillimisht ishte duke kryer përgjime ndaj disa personave të tjerë për një vepër tjetër penale ku gjatë rrugës kanë marrë informacione se një zyrtar policor është i përfshirë.


“Sa i përket rastit të sotëm këtu kemi fillu përmes përgjimeve, kemi qenë duke përgjuar disa persona për një vepër tjetër penale që nuk kanë qenë të përfshirë  zyrtarët policor dhe gjatë atij përgjimi kemi marrë informacione që edhe dikush nga zyrtarët policor është i involvuar në kryerjen e veprës penale dhe kjo mandej nga ka detyruar që të nxjerrim aktvendimin për zgjerimin e hetimeve dhe kemi arritur në këto informacione që sot prezantuam para jush”, tha Lumezi para gazetarëve.

Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, sekuestrohen dokumente, telefona mobil dhe një veturë
Lexo po ashtu Arrestimi i tetë zyrtarëve policorë, sekuestrohen dokumente, telefona mobil dhe një veturë

E drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti theksoi se hetimet kanë qenë komplekse dhe kanë kërkuar një kohë më të gjatë.

Sipas tij, me rëndësi është që janë të gatshëm të luftojmë krimin qoftë brenda organizatës, qoftë jashtë saj.

“Ne jemi të hapur për bashkëpunim dhe do të vazhdojmë me aksione të tilla qoftë brenda Policisë qoftë jashtë saj…Kur bëjmë hetime nuk shikojmë a është strukturë e lartë apo jo”, tha Mehmeti.

Ndryshe, në aksionin e sotëm të zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK) në orët e hershme të mëngjesit janë arrestuar tetë persona, zyrtar policor të cilët dyshohen për veprat penale ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, sipas nenit 414 të KPRK-së, ‘Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës ose autorizimeve publike’ neni 195, ‘Ushtrimi i ndikimit’ neni 424, si dhe ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e substancave narkotike’ sipas nenit 267”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori