LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Federale gjermane fillon hetimet për krimet e luftës në Ukrainë

Prokuroria Federale gjermane fillon hetimet për krimet e luftës në Ukrainë

Prokurori Federal i Gjermanisë, ka hapur të ashtuquajtur “hetimin struktural”, mbi dyshimet për krime lufte të kryera nga trupat ruse që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës, kanë bërë të ditur për CNN nga kjo zyrë.

“Zyra e Prokurorit Federal ka hapur të ashtuquajtur hetim struktural, lidhur me konfliktin e armatosur ndërkombëtar mes Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në kumtesën dërguar CNN.


“Ka indikacione konkrete se krimet e luftës tashmë mund të jenë kryer, në veçanti krimet e luftës që përfshijnë përdorimin e metodave të ndaluara kundër civilëve ukrainasë si dhe objekte civile”, thuhet ndër tjera në kumtesë, transmeton Telegrafi.

Kujtojmë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, i ka bërë thirrje faktori ndërkombëtar që të fillojë hetimet kundër Rusisë për krime lufte. /Telegrafi/