LAJMI I FUNDIT:

Projektligji për pagat, debati pozitë-opozitë në Kuvend dhe takimi i Osmanit me kancelarin Scholz – top lajmet e javës

Projektligji për pagat, debati pozitë-opozitë në Kuvend dhe takimi i Osmanit me kancelarin Scholz – top lajmet e javës

Javën që po lëmë pas doli në diskutim publik Projektligji për paga, e që ka ngjallur interesimin e të punësuarve në sektorin publik, pasi në muajt e fundit qytetarët janë përballur me rritje të çmimeve të produkteve, duke kërkuar kështu rritje pagash. 

Po javën që po lëmë Kuvendi i Kosovës ka nisur sesionin vjeshtor, ndërsa është zhvilluar debat ndërmjet pozitës dhe opozitës për grevën e sindikatave në vend.


E çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën sërish është kthyer në agjendë, ndërsa u diskutua edhe në takimin ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe kancelarit Oalf Scholz, gjatë një konference në Potsdam të Gjermanisë.

Projektligji për Paga në konsultim publik, këto janë koeficientët e propozuar

Projektligji për Paga për Sektorin Publik duke filluar nga e enjtja ka dalë në konsultim publik, ku të gjitha palët do ta kenë mundësinë që të japin mendimet e tyre për 15 ditë pune.

Duke e publikuar të plotë dokumentin, Zyra e Kryeministrit ka nxjerr edhe koeficientët e propozuar për të gjithë punëtorët shtetërorë, ku sipas tyre është propozuar që të jetë paga, shkruan Telegrafi.

Koeficientin më të lartë, pra 18 e ka Presidenti i vendit, pasuar nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese me 17.5 dhe më pastaj vinë kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës me 17.

Kryetari i kryeqytetit është propozuar që ta ketë koeficientin e rrogës 15 dhe nën të pasojnë kryetarët e komunave të tjera.

Në gjyqësor, prinë kryetari i Gjykatës Supreme më koeficient 17. Po aq është paraparë të jetë edhe për Kryeprokurorin e Shtetit.

Komandanti i FSK-së ka koeficient 15, kurse me 0.5 më pak vjen drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës.

Në fund, mësimdhënësit në shkollat e mesme të lartë është propozuar të vlerësohen me koeficient prej 5.8.

Sesioni vjeshtor i Kuvendit nis me debat pozitë- opozitë për grevën e sindikatave

Sesioni vjeshtor i Kuvendit të Kosovës ka nisur të enjten, derisa në këtë seancë janë miratuar edhe tri Projektligje që kanë të bëjnë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Po në këtë seancë është zhvilluar debat ndërmjet pozitës dhe opozitës për grevën e sindikatës.

Ajo që nxiti më shumë reagime ishte reagimi Kurtit dhe Konjufcës, pasi ky i fundit votoi si opozita, ndërsa deputeti i LDK-së, Arben Gashi ironizon duke thënë “Glauk hajde në LDK se krejt po dalin”.

Situata jo e këndshme ka ndodhur në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur kryeparlamentari Glauk Konjufca votoi pro mocionit procedural të propozuar nga opozita për ndryshim të rendit të ditës.

Seanca e Kuvendit të Kosovës

Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën duke votuar pro, pas kësaj kanë filluar ngacmimet nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi i cili iu drejtua Konjufcës që “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.

“Shih shih çka është kjo tradhti more kështu, Glauk t ‘kanë tradhëtu hajde në LDK, qu del këndej, qu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.

E kjo situatë siç duket ka “nervozuar” kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi.

Kamerat kanë kapur momentin kur menjëherë pas votimit të mocionit procedural, Kurti dhe Bislimi shihen duke diskutuar me Konjufcën.

Ata shihen teksa argumentojnë me Konjufcën, mirëpo nuk dëgjohet se për çfarë po flisnin. Ajo çka shihet është se Kurti nuk doket në humor të mirë pas këtij “debati”.

Osmani dhe Scholz diskutojnë për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave.

Në konferencë Osmani ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz në Potsdam të Gjermanisë, ndërsa ka bërë të ditur se është për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.

“Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë”, ka shkruar Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz

Ndërkaq gjatë konferencës, Osmani ka theksuar se Republikën e Kosovës është shembull i garantimit të paqes së qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, si dhe si rrëfim suksesi në forcimin të lirisë së medias dhe demokracisë.

Ajo ka veçuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejmë të aleancave me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë përmes bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme karshi zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për popullin ukrainas.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike dhe bashkërenduese në BE dhe NATO, në mënyrë që Evropa të jetë edhe më e fortë dhe më e bashkuar karshi sfidave me të cilat përballet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Drejtësi
Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Babai i Vanjës me ankesë të re para Gjykatës Supreme, kërkon që t’i hiqet masa e paraburgimit

Gjyqësi
Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, ajo e Administratës dhe e Trepçës reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Lajme
Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Organizatori i protestave anti-Vuçiq në Beograd, Manojloviq: Unë jam gjallë falë besës së shqiptarit

Lajme
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori