Një situatë jo e këndshme ka ndodhur sot në Kuvendin e Kosovës, në momentin kur kryeparlamentari Glauk Konjufca votoi pro mocionit procedural të propozuar nga opozita për ndryshim të rendit të ditës.

Në momentin e hedhjes në votim të këtij mocioni, kryeparlamentari Konjufca ngriti dorën duke votuar pro, pas kësaj kanë filluar ngacmimet nga shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Abren Gashi i cili iu drejtua Konjufcës që “hajde kalo në LDK se krejt po dalin”.

“Shih shih çka është kjo tradhti more kështu, Glauk t ‘kanë tradhëtu hajde në LDK, qu del këndej, qu del në LDK se krejt po dalin”, ishin fjalët e Gashit drejtuar Konjufcës.

Reklama

E kjo situatë siç duket ka “nervozuar” kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendësin e tij Besnik Bislimi.

Reklama

Kamerat kanë kapur momentin kur menjëherë pas votimit të mocionit procedural, Kurti dhe Bislimi shihen duke diskutuar me Konjufcën.

Ata shihen teksa argumentojnë me Konjufcën, mirëpo nuk dëgjohet se për çfarë po flisnin. Ajo çka shihet është se Kurti nuk doket në humor të mirë pas këtij “debati”. /Telegrafi/