LAJMI I FUNDIT:

Osmani dhe Scholz diskutojnë për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave

Osmani dhe Scholz diskutojnë për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për demokracinë dhe lirinë e mediave, Kolokiumi M100 Sanssouci (Potsdam/Gjermani). 

Në kuadër të kësaj konference Osmani ka takuar kancelarin gjerman Olaf Scholz në Potsdam të Gjermanisë.


Përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook, Osmani ka thënë se gjatë takimi është diskutuar për t’i dhënë shtytjen finale procesit të liberalizimit të vizave.

“Rikonfirmova përkushtimin tonë të plotë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë si dhe për koordinim të ngushtë me aleatët sa i përket dialogut Kosovë-Serbi. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë dhe për miqësinë të cilën ne do të vazhdojmë ta forcojmë” tha Osmani

Ndërkaq gjatë konferencës, Osmani ka theksuar se Republikën e Kosovës është shembull i garantimit të paqes së qëndrueshme në rajon dhe më gjerë, si dhe si rrëfim suksesi në forcimin të lirisë së medias dhe demokracisë.

Ajo ka veçuar përkushtimin e Kosovës për forcimin e mëtejmë të aleancave me partnerët tanë evropianë dhe amerikanë përmes bashkërendimit të plotë të politikës së jashtme karshi zhvillimeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë dhe mbështetjen për popullin ukrainas.

Presidentja ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Republikës së Kosovës dhe të gjitha shteteve të tjera demokratike dhe bashkërenduese në BE dhe NATO, në mënyrë që Evropa të jetë edhe më e fortë dhe më e bashkuar karshi sfidave me të cilat përballet./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori