Seria e shtatë e “Përballje Podcast” ka shtjelluar çështjen e Projektligjit të ri për Komisionin e Pavaurur të Mediave (KPM), dhe shqetësimet që janë ngritur rreth këtij Projektligji.
Musafir në këtë seri të “Përballje Podcast” me kryeredaktorin Muhamet Hajrullahu, ishin Valon Ramadani, kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal si dhe Brikenda Rexhepi, kryeredaktore në portalin Koha.
Ramadani fillimisht falënderoi të gjithë ata që po kontribuojnë që të kemi një ligj për KPM-në. Ai përmendi edhe për dëgjimin e parë publik që është bërë për këtë Projektligj.
“Ne patëm dëgjimin e parë publik për këtë Projektligj ku organizatat ndërkombëtare, vendore, akterë të ndryshëm të mediave kanë shpreh mendimet , komentet, sugjerimet e kritikat e tyre mirëpo do të shohim në ditët në vazhdim sesi do të vazhdoj me dëgjimet tjera publike… Ne mendojmë se duhet të shkojmë në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës ku do të përfshihen edhe komunat e vogla që të kenë mundësi edhe organizatat lokale dhe qytetarët të japin mendimet e tyre”, u shpreh Ramadani.

Ramadani tutje tha se duhet ta kemi parasysh që Komisioni i Pavarur i Mediave ende punon me një ligj që është në fuqi prej vitit 2012 dhe këtij ligji i prin direktiva e BE-së që ka hyrë në fuqi në vitin 2010.
“Në 2018 kemi direktivë tjetër, në këtë vit po diskutohet tjetra direktivë dhe ne jemi mbrapa 6 vite”, tha Ramadani.
Ai u shpreh se Qeveria Kurti nuk po tenton t’i kap mediat siç është thënë në publik.
“Disa tema, disa kritika që kanë qenë pa argumente në kohët e fundit, ndoshta për shkak të një paragjykimi që ka qenë për Qeverinë Kurti, që Qeveria Kurti po tenton t’i kap mediat gjë që nuk qëndron. Jam i bindur dhe shumë i sigurt që qëllimi është fisnik dhe nuk ka të bëjë as kapja e mediave e as atyre online, e për televizionet dhe radiot s’po flasim se nuk janë të kapura ato sot monitorohen e licencohen prej të njëjtës KPM”, tha Ramadani.
Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, tutje u shpreh se Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) merret me mediat e shkruara më shumë jo për videot.
“Pra KMSHK nuk ka trajtim për videot që transmetohen në mediat online. Ne jemi dëshmitar të ndryshimeve të shpejta teknologjike. Sot shumica e lajmeve bëhen përmes videos. Ne jemi duke e rregulluar ligjin për KPM ku përfshihen kodi etik, informacioni. Ne jemi tu fol për përmbajtjet e videos që nuk e ka KMSHK”, u shpreh Ramadani.

Ramadani tutje shtoi se direktiva e BE i jep tri orientime ku kryesorja është që këtë çështje duhet ta rregulloj një organ shtetëror që në këtë rast është KPM-ja.
“Për mua çka është shumë me rëndësi është që edhe dje dhe në shtatë dëgjimet e ardhshme do ta dëgjoj secilin me vëmendje. Kur ky ligj ka ardh në Kuvend dhe ka pas reagime, tash nuk po dua t’i diskutoj me emrat cilat kanë qenë, por tendenca kështu me të kritiku pa argument, kjo më ka dhënë një shije jo të mirë, e ke pas ligjin, lexo e analizo shiko ku janë temat, e mos dezinformo edhe t’u të diskutuar për ligjin për KPMM-në”, deklaroi Ramadani në “Përballje Podcast”.
Ramadani theksoi se për të ky Projektligj i përshtatet rrethanave të kohës.
“Për mua ky ligj i përshtatet rrethanave të kohës, nuk do të thotë që është më i miri i mundshëm. KPM kurrë s’ka qenë më i pavarur, më profesional në marrjen e vendimeve”, tha ai.
“Përballje Podcast” realizohet me mbështetjen e Institutit Kombëtar Demokratik (NDI) dhe Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), në Kosovë. Opinionet e shfaqura në këtë podcast nuk pasqyrojnë domosdoshmërish pikëpamjet dhe qëndrimet e NDI dhe USAID. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Na nxirrni jashtë!” – shqiptarët bërtasin për ndihmë në Aeroportin e Beogradit, u bllokuan në autobus – thyejnë xhamin

“Propagandë e LDK-së, apo e LVV-së”, cila është e vërteta për buxhetin e kryeqytetit?

Refuzohen dhjetëra propozim ligje të LSDM-së, Elmi Aziri kritikon Kuvendin për mosrespektim të gjuhës shqipe

Policia shpëton një person me probleme në frymëmarrje pas derdhjes së një substance kimike në veturë në Gjilan

Oda e Mjekëve nis hetimet për mjeken e Urgjencës në rastin e vdekjes së Agon Zejnullahut

Vrasja e 26-vjeçares shtatzënë, gjykata në Itali shqipton burgim të përjetshëm për shqiptarin nga Kosova

Paguan qeveria shqiptare, mund të riparoni falas çatinë ose të vishni muret e shtëpisë

Serbia ia vazhdon paraburgimin ish-policit Arbnor Spahiu - reagon MPJD

Dosja e Prokurorisë në rastin e Agon Zejnullahut

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë