Shkolla "Profootball" nga Prishtina ishte pjesëmarrëse në turneun ndërkombëtar "Umea Fotbollsfestival" në Umea të Suedisë, ku përfaqësoi futbollin e Kosovës, madje ishte i vetmi ekip nga rajoni.

Në këtë turne morën pjesë 349 ekipe me mbi 5000 fëmijë nga shumë shtete të Evropës, ku Profootball mori pjesë me tri gjenerata: U11, U13 dhe U15.


Gjenerata U11 pati paraqitje të shkëlqyeshme, duke arritur deri në finale dhe doli me kokën lart nga ky turne.

f6dd1c1f 3cbe 4b0a af94 0ef04b30a996

Edhe gjenerata U13 u paraqit shumë të mirë dhe përkundër konkurrencës shumë të forte, arriti deri në gjysmëfinale, ku pësoi humbje pas gjuajtjes së penalltive.

Ndërsa, futbollistët e gjeneratës U15 shkuan deri në çerekfinale dhe poashtu treguan lojëra shumë të mira.

Ky turne ishte një eksperiencë shumë e mirë për shkollën e futbollit "Profootball". /Telegrafi/

telegrafi sport app