LAJMI I FUNDIT:

Profili i George Michaelit, ikonës së muzikës pop (Video)

Profili i George Michaelit, ikonës së muzikës pop (Video)

Georgios Kyriacos Panayiotou, i njohur me emrin artistik si George Michael, ka qenë këngëtar, tekst shkrues dhe producent anglez.

George ka lindur më 25 qershor 1963 në Londër dhe ka vdekur më 25 dhjetor 2016 në moshën 53-vjeçare.


Fama e tij ka arritur kulmin në vitet 1980-1990, dhe ka shitur mbi 100 milion albume. Ai u bë i famshëm në duetin “Wham” me shokun e shkollës Andrew Ridgeley, me të cilin dolën katër herë në vendin e parë të hitparadave britanike, para se ai të këndonte solo dhe të fitonte famë botërore me albumin Faith në vitin 1987.

Misteri i sëmundjes së George Michael, vartësia nga drogat dhe aktet seksuale në publik (Foto)
Lexo po ashtu Misteri i sëmundjes së George Michael, vartësia nga drogat dhe aktet seksuale në publik (Foto)

Si këngëtar, tekstshkrues e kompozitor, Michael ishte ylli i grupit. Hitet e ndryshme si Wake Me Up Before You Go-Go, Careless Whisper, Everything She Wants, Edge of Heaven, Im Your Man, Where Did Your Heart Go, e bënë atë të prekte në majat e muzikës pop.

Në vitin 1986 ai e filloi karrierën si solo këngëtar dhe lëshoi hite të mëdha si “I Want Your Sex”. Në vitin 1998, George Michael bëri bujë, edhe pse kësaj radhe jo për muzikën e tij.

Ai u arrestua për sjellje të pahijshme në një dhomë të meshkujve në një banjë publike në Los Angelos. Pas incidentit, Michael pati një paraqitje televizive ku e pranoi se ishte homoseksual. Ka pasur disa spekulime në lidhje me orientimin e tij seksual ndër vite, por kjo ishte deklarata e parë e tij publike.

George Michael kishte dhuruar 500 mijë funte për Kosovën
Lexo po ashtu George Michael kishte dhuruar 500 mijë funte për Kosovën

Në vitin 2008 është renditur nga revista “Billboard” në vendin e 40, si këngëtari më i suksesshëm në histori. Michael njihej për stilin e tij post-disco dance-pop. Michael, për të cilin do të lansohej një film dokumentar më 2017, mori famë si anëtar i grupit Wham!, të njohur për hitet e tyre të para si; “Club Tropicana” dhe Last Christmas”.

Gjatë karrierës së tij ka shitur 100 milionë albume. Këngëtari vdiq nga infarkti në ditën e Krishtlindjeve. Kënga e tij më e popullarizuar dhe hiti i tij i përjetshëm është ‘Last Christmas’ dhe pikërisht ai ka ndërruar jetë, kur festat e Krishtlindjes po festohen kudo në botë, për më shumë detaje shikojeni profilin e përgatitur nga RTV Dukagjini për ikonën që do të mbetet i paharruar.

Në trend Magazina

Më shumë
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut:  Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Diola Dosti dhe Erolld Belegu në vëmendjen e publikut: Biznesmeni jep përgjigjje për të gjitha kritikat e publikut

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori