LAJMI I FUNDIT:

Profesoresha shqiptare me muskujt më të bukur në Evropë (Foto)

Profesoresha shqiptare me muskujt më të bukur në Evropë (Foto)

Është nënë krenare e tri vajzave. Është profesoreshë në fakultet dhe duke ndjekur studimet për doktoraturë. Është edhe trajnere e fitnesit dhe ish-valltare e aktore.

Së fundi është edhe kampione e Evropës në fitnes. Është kjo Gentiana Beqa – Ahmeti, gjakovarja 33-vjeçare që jeton në Prishtinë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në fund të majit në Budapest të Hungarisë, Beqa arriti sukses maksimal në garën e saj të parë në fitnes. Pra, në sportin ku vlerësohet bukuria e trupit dhe ndërtimi i tij me muskuj.


U shpall kampione e Evropës. E para doli në një prej disiplinave, në atë të cilën garoi, “Physique Fitness”. Konkurrente kishte garuese nga disa shtete të Evropës, por kosovarja doli e para në evropianin e federatës WBPF, që është një prej federatave të fitnesit e bodibilidingut.

“Në gara kam vendosur të marr pjesë vetëm para gjashtë muajve. Gara në Hungari ishte e para për mua dhe suksesi im i parë”, ka thënë Beqa në një bisedë për gazetën.

Synimet e Getës, siç njihet ajo, janë rritur pas triumfit në një prej disiplinave në garën në Budapest. Sukseset e saj sigurisht se nuk do të ndalen. /Telegrafi/

geta 1

geta 2

geta 3

geta 4

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori