Procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt, seanca shtyhet në 10 qershor - pezullohen afatet e paraburgimit për kryebashkiakun

Në GJKKO është mbajtur procesi gjyqësor ndaj Erion Veliajt dhe 18 të pandehurve të tjerë.
Sipas Top Channel procesi vijon pas veçimit të çështjes për 11 persona që kanë kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa në këtë dosje kanë mbetur për t’u gjykuar gjithsej 19 të pandehur.
Trupa gjykuese përbëhet nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Besmir Stroka dhe Flora Hajredinaj.
Burime pranë procesit bëjnë me dije se Veliaj nuk është paraqitur në seancë.
Siç raporton Tch është paraqitur për të monitoruar procesin e Veliajt edhe Erida Skëndaj, kreu i Komitetit Shqiptar të Helsinkit.
Gjykata, mbas kërkesës së mediave për të ndjekur procesin live me kamera, vendosi ta refuzojë kërkesën. Gjykata tha se prania e kamerave përbën rrezik sepse pritet të ketë dëshmitarë.
SPAK kërkoi pezullim të afateve të paraburgimit për shkak se janë avokatët shkak për shtyrjen e seancës.
Avokati i Veliajt kundërshtoi këtë fakt duke theksuar se Veliaj nuk është shkak për shtyrjen e seancës dhe nuk ka arsye se përse të pezullohen afate e paraburgimit.
Në fund, Gjykata e Posaçme vendosi të ndërpresë seancën.
Seanca e radhës është në datën 10 qershor, në orën 11:30. Nga data 16, në orën 10, seanca pasardhëse do të jetë çdo të martë në orën 10.
Gjykata pezulloi gjithashtu afatet e paraburgimit për Veliajn.








































