"Problemi" i artistes Donna Dafi vjen më 19 qershor dhe pritet të trazojë skenën muzikore


Këngëtarja e njohur Donna Dafi vazhdon të jetë një nga artistet më aktive të momentit.
Pas një serie publikimesh të njëpasnjëshme gjatë muajve të fundit, ku pothuajse çdo muaj ka sjellë nga një videoklip të ri për fansat e saj, artistja ka zbuluar tashmë projektin e radhës.
Përmes rrjeteve sociale, Donna Dafi ka njoftuar se më 19 qershor do të publikojë këngën dhe videoklipin e saj më të ri me titull “TROUBLE”, shqip “Problemi”.
Por cili është ky “problem” që po vjen? Këtë pyetje po e bëjnë tashmë qindra ndjekës të artistes. Në një nga pamjet promovuese të publikuara së fundmi, Donna shihet duke vrapuar dhe duke u larguar me nxitim nga dikush apo diçka misterioze.
Kush është personi nga i cili po ikën? Çfarë fshihet pas kësaj historie? Për momentin, artistja ka zgjedhur të mos zbulojë më shumë detaje. A do të jetë ky një hit veror, një histori dashurie e trazuar apo një surprizë krejtësisht e papritur?
Përgjigjet do t’i marrim më 19 qershor. Deri atëherë, fansave të saj nuk u mbetet gjë tjetër veçse të presin me padurim publikimin e videoklipit dhe të shijojnë atë që pritet të jetë një nga projektet më të komentuara të kësaj vere. /Telegrafi/













































