LAJMI I FUNDIT:

Problemet me gjumin gjatë shtatzënisë

Problemet me gjumin gjatë shtatzënisë

Insomnia është gjumi i pamjaftueshëm ose joadeakuat. Mund të keni probleme me gjumin dhe kjo ndodh për shkaqe të ndryshme.

Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër

Kjo nuk po ju ndodh vetëm juve, por 78% e shtatzënave e kanë këtë problem.

Mos u bëni merak, kjo nuk është e dëmshme për beben, por ndikon në disponimin tuaj.

Tash kur jeni shtatzënë e keni të zorshme që t’ju marrë gjumi, zgjoheni shpesh gjatë natës dhe e keni të vështirë që t’ju merr sërish gjumi.

Insomnia shkaktohet nga diskomforti që vjen për shkak të barkut të rritur, dhimbja e shpinës, urthi, urinimi i shpeshtë gjatë natës, ankthi, ndryshimet hormonale dhe emocionet e shtuara në pritje të bebes.

Mos merrni barna për gjumë!

Jini aktive gjatë ditës, dhoma e gjumit duhet të ketë temperaturë adekuate (që ju përshtatet juve), përdorni teknika relaksimi dhe bisedoni me mjekun tuaj për shqetësimet që keni. /Telegrafi/