LAJMI I FUNDIT:

Probleme për Barcelonën nëse La Liga e fiton apelin për rastin e Gavit

Probleme për Barcelonën nëse La Liga e fiton apelin për rastin e Gavit

Barcelona konfirmoi të martën (sot) se ia ka dalë të regjistrojë Gavin si lojtar i ekipit të parë.

La Liga e kishte refuzuar kërkesën e tyre për shkak të padisponushmërisë së tyre financiare, por katalunasit e dërguan rastin në gjykatë.


Gjykata e ktheu përgjigjen pozitive për Barcelonën, por që La Liga do ta apelojë vendimin dhe do të synojë t’i shkaktojë probleme klubit kataunas, raporton gazetari i Marcas, Luis Rojo.

U refuzuan nga La Liga, por Barcelona fiton rastin në gjykatë dhe regjistron Gavin
Lexo po ashtu U refuzuan nga La Liga, por Barcelona fiton rastin në gjykatë dhe regjistron Gavin

Gavi ka klauzolë një miliard euro te Blaugranasit, por që në rast se këta të fundit dështojnë në gjykatë nga apeli i ligës, atëherë do të kenë probleme serioze.

Kontrata e fundit e Gavit do të anulohej dhe klauzola e tij do të binte në 50 milionë euro. /Telegrafi/