LAJMI I FUNDIT:

Probleme në zgjedhjen e rektorit të Universitetit Kirili dhe Metodi

Probleme në zgjedhjen e rektorit të Universitetit Kirili dhe Metodi

Procedura për zgjedhjen e rektorit të ri në Universitetin Kirili dhe Metodi, është duke hasur në probleme, pasi që kontestohet legjitimiteti i zgjedhejs së rektorit të ri, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Disa ditë para mbajtjes së mbledhjes së senatit, ku rektorati duhet të propozojë dy kandidatë për të hy në rrethin e ngushtë për votim, ndërlikohet situata pasi që problemi vjen nga parlamenti studentor.


Plenumi i studentëve thotë se zgjedhja e rektorit nuk mund të bëhet nëse nuk mbahen paraprakisht zgjedhje studentore. Për këtë plenum, delegimi i përfaqësuesve të studentëve të këtij parlamenti studentor që e konsiderojnë jolegjitim, është kontestues, pasi që nuk kanë bazë juridike.

Numri i studentëve në senat është 18. Tv Telma ka kontaktuar me ushtruesin e detyrës, kryetar parlamenti, Kiril Spirovski, të cilit i ka kaluarmandati në vitin 2014, për ta pyetur rreth zgjedhjes së rektorit. Spirovski thotë se kanë legjitimitet, megjithatë në lidhjeme organizimin e zgjedhjeve, ai thotë se këtë duhet ta bëjë Komisioni i parlamentit studentor në UKM. Nga ky komision nuk është përgjigjur askush për këtë çështje./Telegrafi/