Probleme në Madrid: Publikohet video ku Vinicius Jr i ankohet Arda Gulerit për pasimet e vazhdueshme te Mbappe

Real Madridi mundi Espanyolin me rezultat 2-1 në ndeshjen e xhiros së dytë të La Ligës me një gol në fund të ndeshjes nga Carlos Espi që i dha Mbretërve tre pikët e para të sezonit.
Los Blancos hasën në vështirësi të mëdha në ndeshjen e tyre në udhëtim te Espanyoli, e cila u fitua vetëm në fund dhe ishte e para për ta këtë edicion.
Megjithatë, një detaj interesant nga takimi në Barcelonë u publikua në rrjetet sociale, dhe aktori kryesor ishte braziliani Vinicius Junior.
Sulmuesi kohët e fundit e zgjati kontratën e tij me Los Blancos dhe tani është i zemëruar pasi Arda Guler nuk i pasoi asnjë top.
Arda Güler'den istediği pası alamayan Vinicius Junior'un tepkisi:
"Arda, lütfen bir kere bana pas ver. Her zaman aynı şey."pic.twitter.com/OLhZD5Fltl
— FutbolArena (@futbolarena) August 25, 2026
Në një aksion, ylli turk vendosi të pasonte te Mbappe, gjë që futbollistit brazilian nuk i pëlqeu.
“Arda, Arda, më paso topin një herë, gjithmonë e njëjta gjë”, dëgjohet dhe shihet
Vinicius, i cili nervozisht i tha shokut të tij të skuadrës. /Telegrafi/











































