LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga momenti kur në Prizren vetura godet këmbësorin në ‘zebra’

Pamje nga momenti kur në Prizren vetura godet këmbësorin në ‘zebra’

Në rrugën “Zahir Pajaziti” në Prizren, sot (21 dhjetor 2023) rreth orës 00:30 pas mesnatës, ka ndodhur një aksident i rëndë kur një veturë përplasi një qytetar në vendkalimin e këmbësorë.

Raportohet se këmbësori ka marr lëndime të rënda trupore dhe u dërgua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për të marrë trajtim mjekësor të specializuar.


Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka deklaruar se për të mundësuar hetimet e mëtejshme dhe për të vlerësuar përgjegjësinë e tij në aksident, shoferi është dërguar në mbajtje 48 orë.

“Si pasoj e këtij aksidenti lëndime te rëndë ka marrë këmbësori ku sipas mjekut kujdestar i lënduari dërgohet në QKUK-Prishtinë. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori Kujdestar i cili urdhëron që ngasësi i automjetit të mbahet në ndalim për 48 orë”, ka njoftuar Bytyqi .

Autoritetet janë duke u marrë me rastin dhe po kryejnë hetime të thelluara për të zbuluar shkaqet e aksidentit, të cilat mund të përfshijnë shkeljet e mundshme të rregullave të trafikut, përdorimin e substancave narkotike ose alkoolit nga ngasësi, ose çdo faktor tjetër që mund të ketë kontribuar në këtë përplasje të rëndë.

Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal dhe ka nxitur thirrje për masa të rrepta kundër ngasësve të pakujdesshëm si dhe për rritjen e masave të sigurisë rrugore për të garantuar mbrojtjen e këmbësorëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori