Një grua është lënduar ditën e enjte në Prizren.

Siç njofton policia, gruaja është lënduar si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur, transmeton Telegrafi.


"Prizren / 25.07.2024 - 13:10. Viktima femër kosovare dyshohet se ka pasuar lëndime të lehta trupore, si pasojë e një predhe të kalibrit të panjohur që ka ardhur nga drejtimi i panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor", thuhet mes tjerash në njoftim.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore./Telegrafi/