Më 29 maj 2026, rreth orës 14:00, policia nga Njësia Policore Mateç ka arrestuar një 37-vjeçar nga Kosova, me inicialet N.N., i cili kërkohej në bazë të një telegrami të lëshuar më herët nga SPB Tetovë.

Sipas autoriteteve, ai dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje e rëndë”, të paraparë me nenin 236 të Kodit Penal.


Pas arrestimit, personi është shoqëruar në Stacionin Policor të Tetovës, ku është ndaluar për procedura të mëtejshme.

Nga policia bëjnë të ditur se pas kompletimit të dokumentacionit dhe zbardhjes së plotë të rastit, ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës penal.