LAJMI I FUNDIT:

Pritja fantastike e Alisson në kohën shtesë ndaj Napolit shpëtoi Liverpoolin nga eliminimi

Pritja fantastike e Alisson në kohën shtesë ndaj Napolit shpëtoi Liverpoolin nga eliminimi
Foto: Liverpool FC/Twitter

Liverpool fitoi ndaj Napolit me rezultat 1-0 në ndeshjen e fundit të Grupi C dhe kështu siguroi fazë e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Golin e vetëm për Reds në këtë takim e shënoi Mohamed Salah në minutën e 34.


Por, heroi i vërtetë në këtë përballje ishte portieri Alisson, i cili me një pritje fantastike në kohën shtesë shpëtoi skuadrën e Jurgen Klopp nga eliminimi.

Braziliani iu bashkua Liverpoolit në verë nga Roma për 72.5 milionë euro dhe deri më tani ka bërë paraqitje fantastike, duke treguar se e meriton gjithë ato para.

26-vjeçari në 22 ndeshje për skuadrën angleze ka arritur ta mbajë portën e paprekur në 12 përballje.

Notat e lojtarëve: Liverpool 1-0 Napoli, Alexander-Arnold me notën më të lartë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve: Liverpool 1-0 Napoli, Alexander-Arnold me notën më të lartë

Alisson është zgjedhur portieri më i mirë i sezonit 2017/18 në Serie A.

Liverpooli kaloi grupin nga vendi i dytë, ndërsa kundërshtarin do ta mësojë pas shortit. /Telegrafi/