LAJMI I FUNDIT:

Pritet të mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik-Hani i Elezit

Pritet të mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik-Hani i Elezit
Foto: Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton publikun se për shkak të aktiviteteve ndërtimore në urën 407, pritet të mbyllet përkohësisht rruga Kaçanik-Hani i Elezit.

Ministria thotë se kjo do të bëhet për sigurinë publike dhe do të jetë e mbyllur sipas datave dhe orareve: 29 mars deri me 2 prill 2019, mbyllje e pjesërishme 08:00-11:00 dhe 13:00-15:30.


Në fund, Ministria e Infrastrukturës kërkon mirëkuptim nga ana e pjesëmarrësve në komunikacion. /Telegrafi/