LAJMI I FUNDIT:

Pritet lirimi i katër të pafajshmëve për rastin e Kumanovës

Pritet lirimi i katër të pafajshmëve për rastin e Kumanovës

Një javë pas epilogut gjyqësor për rastin Lagja e Trimave, pritet në çdo moment 4 të lëruarit nga akuza për terrorizëm të lëshohen nga paraburgimi i Shutkës.

Që nga mëngjesi familjarët e Besnik Ajdinit, Besnik Bajramit dhe Fazli Osmanit presin para burgut të Shutkës daljen e familjarëve të tyre. Sipas burimeve të Alsat M, Gjykata Penale ka dorëzuar vendimet në burgun e Shutkës dhe gjatë ditës pritet që institucioni ndëshkues t’i hap dyert e hekurta për katër personat e liruar nga akuza.


Familjarët thonë se periudha 2 vite e gjysmë sa familjarët e tyre kanë qenë të akuzuar, ka qenë e vështirë për ta. Sipas tyre, pas lirimit fillon një jetë e re për familjet e tyre.