LAJMI I FUNDIT:

Pritej koalicion i shpejtë, por VV dhe LDK nuk janë afër as pas certifikimit të zgjedhjeve

Pritej koalicion i shpejtë, por VV dhe LDK nuk janë afër as pas certifikimit të zgjedhjeve

Certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve më 27 nëntor, i hapi rrugë Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës që të rifillojnë takimet e lëna në gjysmë lidhur me arritjen e një marrëveshje përfundimtare për bashkëqeverisje.

Menjëherë përfaqësuesit e dy subjekteve përfshirë edhe kryetarët e tyre mbajtën takim ku u dakorduan që grupet punuese të takohen dhe të përfundojnë çështjet lidhur me programin qeverisës të dy partive.


Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas këtij takimi theksoi se shumë shpejt do të nënshkruajnë koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Në pak ditë në vijim do ta lidhim marrëveshjen për koalicionin qeverisës me LDK-në në legjislaturën e shtatë në Kuvendin e Kosovës të dalur nga zgjedhjet e 6 tetorit të këtij viti. Takimi ishte konstruktiv i konfirmuar me të gjitha dakordimet sa i përket programeve”, pati thënë ai.

Kurti e Mustafa sot projektojnë pamjen e Qeverisë së re
Lexo po ashtu Kurti e Mustafa sot projektojnë pamjen e Qeverisë së re

E, deklaratën e tij, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, i nisi duke uruar Kurtin për fitoren në zgjedhje.

Ai tha se kishin pasur një takim shumë konkret dhe përmbajtjesor dhe se ka vullnet nga dy palët që të intensifikojnë takimet në mënyrë që ta formojnë sa më parë qeverinë.

Pas gati dy muaj bisedime që nga përfundimi i zgjedhjeve, më në fund të dy subjektet përfunduan të gjitha çështjet lidhur me programin qeverisës. Përfaqësuesit e grupeve punuese të dy partive, para medieve theksuan se nuk ka mbetur asnjë çështje e lënë në gjysmë dhe se janë dakorduar 100 për qind.

Albulena Haxhiu nga Grupi punues i Lëvizjes Vetëvendosje pas takimit tha se drafti i programit qeverisës pas marrëveshjes së nënshkruar do të bëhet publik, duke shtuar se e gjitha çka ka mbetur është ndarja e përgjegjësive gjë kjo që do të diskutohej me krerët e dy partive.

Ajo madje potencoi se në këtë javë pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicionin qeverisës.

Haxhiu pas takimit: Jemi dakorduar 100 për qind për programin qeverisës, në fillim të javës së ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion
Lexo po ashtu Haxhiu pas takimit: Jemi dakorduar 100 për qind për programin qeverisës, në fillim të javës së ardhshme pritet të nënshkruhet marrëveshja për koalicion

Të njëjtat deklarata i tha edhe Lutfi Haziri nga Grupi punues i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Haziri kishte thënë se tani më pritet vetëm të bien dakord liderët për çështjet që lidhen me strukturën qeverisëse, me 12 ministra me një zëvendëskryeministër dhe me ndarje të detyrave kushtetuese.

Kështu, përmbyllja e programit qeverisës të dy partive shtyu që të shtunën më 30 nëntor, liderët e partive të takoheshin për të diskutuar për ndarjen e përgjegjësive.

Ndonëse asnjëri nga liderët nuk dhanë deklarata pas këtij takimi, zëdhënësi i LVV-së, Arlind Manxhuka, theksoi se të martën më 2 dhjetor ishte paraparë që të nënshkruhet marrëveshja.

LVV-LDK, sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje
Lexo po ashtu LVV-LDK, sot pritet nënshkrimi i marrëveshjes për qeverisje

Por, edhe kjo e martë nuk rezultoi me nënshkrim të marrëveshjes. Kjo pasi që pas takimit, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në një deklaratë për media theksoi se do t’i vazhdojnë bisedimet për formimin e Qeverisë së re, në të cilën ai si kryeministër do t’i ketë 12 ministri në kabinetin qeveritar.

“Deri më sot kemi harmonizuar programin qeverisës në mënyrë të plotë 100 %, uroj dhe shpresoj që sot do të merremi vesh për ndarjen e përgjegjësive në ekzekutiv të atyre 12 ministrive për të cilat tashmë jemi marrë vesh”, pati thënë Kurti.

Ndërsa, lidhur me marrëveshjen ai tha “marrëveshja është marrëveshje midis dy palëve, kur të merremi vesh do të ketë marrëveshje”.

Por, me sot bëhen dy ditë që liderët nuk kanë zhvilluar më takime.

Duket që këto takime tani më janë ‘ngrirë’, pasi që në një deklaratë Glauk Konjufca nga LVV ka thënë se marrëveshja e koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk ndodhi, sepse kjo e fundit e kushtëzoi marrëveshjen.

“Marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse Lidhja Demokratike e Kosovës e kushtëzoi marrëveshjen për qeverinë, kuvendin dhe pozitën e presidentit”, është shprehur Konjufca.

Konjufca tregon pse nuk u bë koalicioni: LDK-ja e kushtëzoi marrëveshjen
Lexo po ashtu Konjufca tregon pse nuk u bë koalicioni: LDK-ja e kushtëzoi marrëveshjen

Ndaj kësaj deklaratë ka reaguar deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili ka thënë se “deklarata të pamatura dhe pa kohë e vendosin mundësinë e bashkëpunimit disa hapa prapa. Sipas tij ky mund të jetë edhe qëllimi”.

Kujtojmë se në zgjedhjet e 6 tetorit dy partitë më të votuara janë Lëvizja Vetëvendosje me 26.270% të votave dhe Lidhja Demokratike e Kosovës me 24.548% të votave.

Ndryshe, pas certifikimit të rezultateve për konstituimin e Kuvendit, brenda 30 ditëve, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duhet ta thërras seancën konstituive të Kuvendit, ku në këtë seancë do të konfirmohen mandatet e deputetëve.

Pastaj Kuvendi konsiderohet i konstituuar pas votimit të suksesshëm të kryetarit dhe të nënkryetarëve të tij.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit

Lajme
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë

Lajme
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike

Drejtësi
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli

Lajme
Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Mijëra euro kursime, banesa, e shtëpia - çfarë pasurie posedojnë kryetarja e Gjykatës Kushtetuese dhe gjashtë gjyqtarët tjerë?

Lajme
Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Mot me shi - mundësi për vërshime në disa zona

Lajme
Kalo në kategori