Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës që ka ndodhur ditën e premte në Prishtinë.

Siç njofton Policia, babai ka rrahur vajzën e tij të mitur, transmeton Telegrafi.

“Viktima femër kosovare, e mitur, ka raportuar se është keqtrajtuar fizikisht dhe është kanosur nga babai i saj mashkull kosovar. Viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/