LAJMI I FUNDIT:

Prishtina zyrtarizon transferimin e portierit kroat, Ivan Jeliç

Prishtina zyrtarizon transferimin e portierit kroat, Ivan Jeliç
Ivan Jeliç (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Prishtina ka zyrtarizuar sot (e enjte) transferimin e portierit kroat, Ivan Jeliç, i cili vjen nga klubi slloven, NK Krsko.

Klubi më i trofeshëm nga Kosova, Prishtina ka konfirmuar dy transferime gjatë ditës së sotme.


Pas konfirmimit të mbrojtësit Lumbardh Dellova, i cili vjen nga Hajduku i Splitit si huazim, tani kanë zyrtarizuar edhe portierin Ivan Jeliç.

Zyrtare: Prishtina huazon nga Hajduk Spliti mbrojtësin Lumbardh Dellova
Lexo po ashtu Zyrtare: Prishtina huazon nga Hajduk Spliti mbrojtësin Lumbardh Dellova

Është vet klubi kryeqytetas që ka bërë publik këtë transferim me anë të rrjeteve sociale.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës:

Prishtina plotëson numrin e portierëve

Kroati, 198cm, Ivan Jeliç bëhet bardhekaltër

Prishtinë, 10 shtator 2020 – Eglant Haxho, Alban Muqiqi kanë vazhduar kontratat me bardhekaltërit, por Prishtina ka siguruar edhe shërbinin njëvjeçar të portierit 22 vjeç nga Kroacia, Ivan Jeliç i lindur më 19.11.1997 në Split.

Anëtar i disa skudrave kroate, por më e njohura RNK Split, së fundi ka mbrojtur për anëtarin e Ligës së parë sllovene, NK Krsko.

“Të jem i sinqert nuk kam menduar ndonjëherë për Prishtinën. Por, me ndihmën e menaxherëve, shumë shpejtë kemi arritur marrëveshjen dhe ja tani ndodhem këtu. Ndjehem jashtëzakonisht mirë që bëhem pjesë e klubit më të madh në Kosovë. Është ky hap i madh në karrierën time”.

“Me të dëgjuar familja për Prishtinën, ishin pak skeptik përshkak “koronës”, por babai menjëherë më tregoi se bëhet fjalë për një klub të madh. Pastaj u interesova më shumë nëpërmjet shokëve dhe që të gjithë njëzëri më sugjeruan që pa hezitim të pranojë këtë sfidë të re dhe jam shumë i kënaqur që tani më ndodhem në mjedisin e ri”.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Vedat Muriqi afër rikthimit në Turqi, pritet ta zëvendësojë yllin e madh

Ndërkombëtare
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Kalo në kategori