LAJMI I FUNDIT:

Prishtina vazhdon me përforcimet, zyrtarizon rikthimin e Ahmed Januzit

Prishtina vazhdon me përforcimet, zyrtarizon rikthimin e Ahmed Januzit
Ahmed Januzi (Foto: FC Prishtina/Facebook)

Ahmed Januzi është kthyer te Prishtina, pas një viti të kaluar në ekipin nga Podujeva, Llapi.

Bisedat ndërmjet njërit prej dy sulmuesve më të mirë në Superligë dhe kryetarit Remzi Ejupi kanë qenë të gjata e jashtëzakonisht të mundimshme, thuhet në fillim të njoftimin nga Prishtina.


Sipas tyre, dëshira e madhe që të punohet sërish bashkë, ka qenë përcaktuese që Prishtina ta ketë sërish sulmuesin me shumë përvojë në petkun e saj.

Endrit Krasniqi rikthehet te Prishtina
Lexo po ashtu Endrit Krasniqi rikthehet te Prishtina

Ahmed Januzi, 30 vjeç, i lindur më 08.07.1988, nuk ka nevojë për shumë prezantim, forma e tij e lartë në edicionin e sapo përfunduar me 13 gola të shënuar dhe 14 tjera në 61 paraqitjet me Prishtinën (2016-2018), ka bërë që Prishtina të përcaktohet për sulmuesin që e njohim të gjithë.

Januzi dhe nënkryetari Afrim Muqiqi (Foto: FC Prishtina/Facebook)

“Ka qenë dëshirë e dy palëve, edhe e Prishtinës edhe e imja dhe jam shumë i kënaqur që kthehem sërish. Kam nderin që do të luaj sërish me këtë fanellë pranë shokëve të mi që deri dje për një vit i kam pasur kundërshtar, por tani sërish ambiciet i kemi të përbashkëta dhe shpresoj shumë që ato do t’ia arrijmë së bashku, sidomos kam shumë besim në kualifikimet e Evropa Ligës”.

“Ekipi është ruajtur ashtu siç e kam lënë unë, përpos shumë pak ndryshimeve kualitative. Edhe ardhja apo kthimi i Endritit është shumë e qëlluar, ndjehemi faktikisht si në shtëpinë tonë”.

Ahmed Januzi (Foto: FC Prishtina/Facebook)

“Thash, shpresoj shumë se do të kemi sukses, me angazhim maksimal, sepse ekipi është i mirë dhe vetëm sa është përforcuar edhe më shumë”.

“Patjetër që me një trajner si Josa i cili është me shumë cilësi dhe me vlera të mëdha njerëzore do të dijë të na mbaj të grumbulluar ashtu siç din ai më së miri”, ka tha Januzi me rastin e nënshkrimit të kontratës me bardhekaltrit.

Ndryshe, Prishtina më herët njoftoi edhe rikthimin e Endrit Krasniqit, ndërsa të mërkurën e përforcua edhe me Kreshnik Ukën nga Drenica. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

“Edhe sot jam duke u gjykuar për shkak të tij”, Ferguson zbuloi transferimin e tij më të keq te Man Utd

Premier League
Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Pyetja për Luis Enriquen që e çmendi Al-Khelaifin

Liga e Kampionëve
Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Milani i bindur për marrëveshjen me 9-shin e ri, Ibrahimovic jep dritën e gjelbër

Serie A
Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Florentino Perez e ka telefonuar Mbappen pas eliminimit të PSG-së

Ndërkombëtare
Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Trajneri i Dortmundit kishte një punë në Ligën Premier që askush nuk e mban mend

Premier League
Kalo në kategori