Klubi më i madh kosovar, FC Prishtina ka publikuar formacionin me të cilin do të debutoi për herë të parë në arenën ndërkombëtare, apo më saktë në Ligën e Evropës.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës do të jetë mysafire e Norrkopingut në Suedi, në ndeshjen historike kualifikuese për Ligën e Evropës, e cila fillon nga ora 20:00.

UEFA zbulon shifrën që do ta fitojnë Trepça 89′ dhe Prishtina nëse kualifikohen tutje! UEFA zbulon shifrën që do ta fitojnë Trepça 89′ dhe Prishtina nëse kualifikohen tutje!

Kur kanë vetëm mbetur edhe më pak se dy orë nga fillimi i ndeshjes, FC Prishtina ka bërë zyrtar formacionin titullar për këtë ndeshje.

Në formacionin e hedhur në fushë nga trajneri Arsim Thaçi nuk shihet ndonjë befasi, pasi janë këta futbollistë që kanë mbajtur barrën e titullarëve në shumicën e ndeshjeve në kampionat.

Prishtina luan me fanella te kuqe kundër Norrkopingut (Foto) Prishtina luan me fanella te kuqe kundër Norrkopingut (Foto)

Formacioni i Prishtinës: (4-3-3): Alban Muqiqi – Lorik Maxhuni, Armend Dallku, Liridon Leci, Mërgim Neziri – Lorik Boshnjaku, Endrit Krasniqi, Debatik Curri – Guthier Mankenda, Shend Kelmendi, Basid Khalid.

Zëvendësuesit: Ardit Nika, Diar Miftaraj, Përparim Osmani, Gentrit Begolli, Blend Baftiu, Mërgim Pefqeli, Liridon Fetahaj. /Telegrafi/