LAJMI I FUNDIT:

Prishtina njofton se tre futbollistë do t’i ketë në prova, ndërsa e ka transferuar Art Malokun nga Vëllaznimi

Prishtina njofton se tre futbollistë do t’i ketë në prova, ndërsa e ka transferuar Art Malokun nga Vëllaznimi

Prishtina do t’i nisë përgatitjet për edicionin e ri të hënën e 15 korrikut.

Skuadra bardhekaltër ishte pjesëmarrëse në Ligën e Evropës, por u eliminua në turin parakualifikues.


Faqja zyrtare e klubit ka njoftuar se të hënën në stërvitjen e parë do të paraqiten edhe tre futbollistë në prova.

Në anën tjetër FC Prishtina ka njoftuar se do të prezantohet edhe futbollisti i saj i ri Art Maloku që vije nga Vëllaznimi.

“Prishtina nesër nis fazën përgatitore për edicionin e ri të kampionatit 2019/20. Skuadra nuk do të jetë tërësisht e kompletuar deri të martën apo të mërkurën kur disa nga futbollistët kthehen nga pushimi jashtë vendit”.

“Në prova do të vijnë edhe tre futbollistë, do të sprovohet një brazilian, një jugkorean dhe një shqiptar nga Kroacia, ish-anëtari i kategorive të reja të Osijekut në Kroaci, mbrojtës i majtë, Adem Jahaj”.

“Ndërsa si futbollist i ri i skuadrës do të prezantohet ish-futbollisti i deritanishëm i Vëllaznimit, anëtari i grupmoshave të reja të Përfaqësueses së Kosovës, futbollisti 18 vjeç i disa pozitave mbrojtëse, Arti Maloku”, thuhet në faqen zyrtare të klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori