LAJMI I FUNDIT:

Prishtina mposht Gjilanin në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë

Prishtina mposht Gjilanin në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë

Prishtina ka fituar ndaj Gjilannt (1-0) në ndeshjen e mbetur nga xhiroja e parë në Superligën e Kosovës në futboll, në sfidën që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Me gjithë përpjekjet e skuadrës vendase për ta zhbllokuar rezultatin, në pjesën e parë nuk pati gola.


Edhe në fraksionin e dytë të lojës skuadrat nuk arrinin të tregoheshin efektive kundrejt mbrojtjes kundërshtare.

Tifozët është dashur ta pritnin minutën e 80-të për ta parë golin e parë në takim.

Pas një harkimi nga Jamal Arago, Diar Miftaraj shënoi me kokë golin e epërsisë për nikoqirët.

Kjo është fitorja e tretë e Prishtinës në kuadër të pesë xhirove të para në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeqytetasit kanë regjistruar edhe dy barazime, ashtu që numërojnë 11 pikë në tabelë.

Për Gjilanin kjo ishte humbja e dytë, ndërsa ka regjistruar edhe dy fitore dhe një barazim dhe ka arkëtuar shtatë pikë. /Telegrafi/