LAJMI I FUNDIT:

Prishtina më e lira në rajon për koston e jetesës

Prishtina më e lira në rajon për koston e jetesës

Kosova, Maqedonia dhe më pas Shqipëria janë vendet që kanë kosto më të ulët jetese në rajon dhe çmime më të lira të produkteve ushqimore, shkruan Numbeo, përcjell Telegrafi.

Sipas të dhënave të ‘Numbeo’, mbi çmimet ushqimore, restorantet, transporti dhe shërbime të ndryshme, Kosova është vendi i parë më i lirë në rajon, me koston më të lirë qendron Prishtina, ndjekur nga Shkupi dhe Tirana. Në rajon kryeqyteti malazez, Podgorica, është më i shtrenjti ndjekur nga Beogradi dhe Sarajeva.


Numbeo ka analizuar indeksin e kostos së jetesës për 540 qytete. Ky indeks është tregues relativ i çmimeve të mallrave të konsumit, duke përfshirë ushqimet, restorantet, transportin dhe shërbimet, por nuk përfshin shpenzimet e akomodimit si qiraja ose kredia. /Telegrafi/