LAJMI I FUNDIT:

Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët

Prishtina dhe Gjilani ndajnë pikët

Në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvilluar ndeshja e mbetur e xhiros së 26-të në Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit, e cila është mbyllur pa gola.

Një fillim më i mirë për bardhekaltrit që krijuan më shumë raste në fraksionin e parë, porse nuk munguan edhe mundësitë për ekipin vizitor.


Gjysmën e dytë e filluan më mirë mysafirët, të cilët patën disa raste, madje edhe e goditën shtyllën.

Nikoqirët u konsoliduan në vazhdim dhe filluan t’i ndërtonin aksionet e tyre, sidoqoftë mungoi konkretizimi nga të dyja palët.

Në minutën e 88-të u akordua penallti në favor të kryeqytetasve dhe përgjegjësinë e mori Besnik Krasniqi, mirëpo goditjen e tij nga pika e bardhë e mbrojti portieri Enea Koliçi.

Pas këtij barazimi, Prishtina mbetet në vend të tretë me 51 pikë, katër pikë më pak se lideri Ballkani, derisa Gjilani ka 37 pikë dhe mban pozitën e katërt. /Telegrafi/