LAJMI I FUNDIT:

Prishtina bën goditjen e parë, merr sulmuesin e talentuar Jalen Blesa

Prishtina bën goditjen e parë, merr sulmuesin e talentuar Jalen Blesa

Klubi kryeqytetas, Prishtina ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Rahovecit, Jalen Blesa dhe tani pritet vetëm zyrtarizimi.

Prishtina ka filluar të punoj për përforcime në afatin kalimtar të janarit, pasi tashmë veçse e ka kryer goditjen e parë.


Bëhet fjalë për sulmuesin e talentuar Jalen Miller Blesa, i cili në gjysmë sezonin e parë ka shkëlqyer me Rahovecin në Ligën e Parë.

Sipas burimeve të Telegrafit, Prishtina ka kryer marrëveshjen me lojtarin dhe Blesa do t’i bashkohet ekipit në stërvitje, nën urdhrat e trajnerit Ismet Munishi.

Lojtari do të vjen si transferim i lirë pasi ka pasur një marrëveshje me klubin rahovecian të lejohet largimi i tij në rast të ndonjë oferte nga ekipet e Superligës.

Zyrtarizimi i lojtarit nga Prishtina pritet të bëhet shumë shpejt, pasi janë mbyllur të gjitha detajet, me bardhekaltrit që kanë mposhtur konkurrencën e Ballkanit dhe Shklëndijës së Tetovës.

Amerikani i lindur në Barcelonë është vetëm 21 vjeç dhe luan pa problem në secilin pozicion të sulmit.

Ai në 12 ndeshje zyrtare me Rahovecin këtë sezon, ka shënuar plot 10 gola nga 19 sa i ka shënuar i gjithë ekipi.

Blesa ka shtuar gjithashtu edhe dy asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori