LAJMI I FUNDIT:

Prishtina barazon ndaj Europas në udhëtimin e tyre në Gjibraltar, rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese në Ligën e Evropës  

Prishtina barazon ndaj Europas në udhëtimin e tyre në Gjibraltar, rezultat pozitiv para ndeshjes kthyese në Ligën e Evropës  

Prishtina nuk ka arritur të marr më shumë se një barazim 1-1 në udhëtimin e tyre në Gjibraltar tek skuadra Europa FC në ndeshjen e vlefshme për para-kualifikimet për Ligën e Evropës.  

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë nga të dyja skuadrat, por ishin vetëm ekipi nga Gjibraltari arriti të gjej rrugën e rrjetës.


Luhej minuta e fundit e pjesës së parë kur Prishtina u ndëshkua nga një penallti e shkaktuar nga Armend Dallku.

Ishte sulmuesi  Enrique Carreno, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë për 1-0 dhe dërgoi ekipin e tij në pushim me epërsi.

Në pjesën e dytë, Prishtina ishte krejtësisht tjetër skuadër duke arritur të rris nivelin e lojës dhe duke menaxhuar thuajse gjithë 45 minutat e dytë.

Në minutën e 50-të ishte ylli rahovecian, Meriton Korenica, i cili barazoi në 1-1 pas një supergol të shënuar një gjuajtja e lirë nga rreth 25 metra.

Deri në fund të takimit skuadra kosovare krijoi edhe disa raste tjera të mira për gol, por pa arritur të gjejnë rrugën e rrjetës dhe në fund u desh të kënaqen me barazim 1-1.

Ky barazim është shumë i vlefshëm për ekipin më të trofeshëm kosovar pasi me 5 korrik zhvillon ndeshjen kthyese në Stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga

"Ish-gjyqtari më i pasur në botë", është pronari i dy super bizneseve dhe ka pasuri neto më shumë se Mike Tyson

Ndërkombëtare
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Liverpooli përpilon listën zyrtare prej tre emrave për të zëvendësuar Kloppin pas largimit

Premier League
Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Ten Hag është i shkarkuar, Jim Ratcliffe fillon bisedimet me trajnerin e madh

Premier League
Kalo në kategori