LAJMI I FUNDIT:

Prishtina arkëton pikë të plota ndaj Feronikelit

Prishtina arkëton pikë të plota ndaj Feronikelit
(Fotoarkiv: Facebook/FC Prishtina)

Prishtina ka qenë nikoqire e Feronikelit në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet, ku u zhvillua ndeshja e xhiros së 15-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Ekipi nikoqir ia doli të arkëtonte tri pikë falë dy golave të shënuar në fraksionin e dytë të lojës (2-0).

Gjysma e parë nuk prodhoi gola, megjithëse bardhekaltrit treguan më shumë nga loja duke dashur që të shënonin.

Por, këtë e arritën pas një ore lojë, kur Leonit Abazi në përpjekje të harkuar, e dërgoi topin në rrjetë.

Goli i dytë u realizua në minutën e 87-të të takimit, ndërsa golashënues ishte Bleart Tolaj.

Falë kësaj fitoreje, Prishtina është ngritur në kuotën e 21 pikëve dhe aktualisht qëndron në pozitën e pestë në renditje.

Për Feronikelin ishte humbja e 11-të dhe mbetet në fund të tabelës me 10 pikë të arkëtuara. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bayern Munich e ka seriozisht me Arda Gulerin

Bundesliga

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

Rritje prej 10 cm dhe shtim peshe 7 kg - Barcelona me plan për shmangien e lëndimeve të Lamine Yamal

La Liga
Kalo në kategori