Prishtina është gati të mirëpresë lojtarët e pingpongut nga e gjithë bota për edicionin e dytë të “Prishtina OpenTable Tennis International Tournament 2024”, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe Sportit më 7, 8 dhe 9 qershor 2024. Ky turne është bërë tashmë një nga eventet më të rëndësishme në kalendarin e pingpongut kosovar, duke tërhequr mbi 200 lojtarë nga të gjitha anët e botës.
Pallati i Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, një ndërtesë ikonike e qytetit dhe qendër e sporteve, do të jetë arena ku talentet më premtues të pingpongut do të përballen për titullin e kampionit. Turneu është caktuar të mbahet në një periudhë ku Prishtina është e mbushur me energji dhe mikpritje, duke ofruar një atmosferë të ngrohtë për pjesëmarrësit dhe vizitorët.
Turneu Prishtina Open 2024 do të përfshijë kategoritë e moshës për të rinjtë U13, U17 dhe U21, duke u ofruar atyre një mundësi ideale për të shfaqur talentin e tyre dhe për të marrë përvojë në skenën ndërkombëtare. Gjithashtu, veteranët do të jenë pjesë e turneut, duke e bërë këtë ngjarje inkluzive për të gjitha grupmoshat dhe duke u ofruar pingpongistëve të të gjitha niveleve një mundësi për të konkurruar dhe për të ndarë pasionin e tyre për lojën. Ndërsa senirorët dhe seniroret do të garojnë mes vete me datë 9 qershor ku edhe pritet që të ketë ndeshje shumë atraktive.
Organizatorët e Prishtina Open janë duke punuar pa pushim për të siguruar që ky edicion të jetë edhe më i suksesshëm se i pari. Përveç organizimit të përsosur, synimi është të promovohet pingpongu si një sport që bashkon njerëzit, pavarësisht moshës ose kombësisë. Gjithashtu, turneu synon të inkurajojë turizmin sportiv në Kosovë dhe të tregojë se Prishtina është qytet evropian i sportit dhe të tregojë mikpritjen e ngrohtë dhe kulturën e pasur të Prishtinës.
Përveq ndeshjeve të pingpongut, Klubi i Pingpongut Priping dhe Zone Mobile do të dhurojnë një Iphone 15, për të gjithë shikuesit që bëhen pjesë e lojës shpërblyese, duke blerë biletën për të ndjekur finalet e Prishtina Open 2024.
Turneu është i hapur për lojtarët e pingpongut si ata profesionist poashtu edhe për lojtarët amator, nga të gjitha shtetet, që të marrin pjesë në një garë madhështore dhe për të shijuar mikpritjen e veçantë kosovare.
Prishtina është gati të shkruajë një kapitull të ri në historinë e pingpongut ndërkombëtar dhe të mirëpresë lojtarët në një ngjarje që do të mbahet mend për vite me radhë. Ndërsa për informata rreth turneut do të informoheni përmes telegrafit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën
Njëherë i tha ‘Lojtar i Ligës së Dytë’, tani Roy Keane sërish me kritika të rënda për Haalandin
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit
Xavi ka prishur marrëdhëniet me lojtarin e Barcelonës: "Ai as që flet me të, nuk është e drejtë"
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos
Humbi një rast të artë dhe u kritikua nga tifozët - ylli i Liverpoolit fshinë të gjitha postimet me fanellën e The Reds
Ylli i Interit e dëshiron kalimin vetëm te Manchester United
De Rossi zbulon këshillën që Allegri i dha për ta përmbysur Leverkusenin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'