LAJMI I FUNDIT:

Prifti rus përballet me dëbimin për refuzimin e lutjes për fitoren ndaj Ukrainës

Prifti rus përballet me dëbimin për refuzimin e lutjes për fitoren ndaj Ukrainës

Një prift i shquar liberal do të përjashtohet nga Kisha Ortodokse Ruse, për refuzimin e leximit të një lutjeje që i kërkon Zotit ta udhëheqë Rusinë drejt fitores ndaj Ukrainës.

Në një vendim të lëshuar të shtunën, gjykata e kishës tha se Aleksiy Uminsky duhet “të përjashtohet” për shkeljen e betimit të tij priftëror.


Vendimi iu përcoll për miratim Patriarkut Kirill, kreut të Kishës Ruse, i cili është një mbështetës i fortë i presidentit Vladimir Putin, transmeton Telegrafi.

Rasti tregon se si kisha shtyp mospajtimin e brendshëm ndërsa mbështet Putinin dhe “operacionin e tij special ushtarak” në Ukrainë, shkruan The Guardian.

Gjykata kishtare tha se Uminsky kishte thyer betimin e tij duke refuzuar të lexonte “Lutjen për Rusinë e Shenjtë”, një emër arkaik për Rusinë, të cilin Kirill e kishte bërë të detyrueshëm në shërbimet e kishës.

“Ata që duan të luftojnë kanë rrokur armët kundër Rusisë së Shenjtë, duke shpresuar të përçajnë dhe shkatërrojnë popullin e saj të bashkuar. Çohu, o Zot, për të ndihmuar popullin tënd dhe për të na dhënë fitoren me fuqinë tënde”, thuhej në lutjen e thënë për herë të parë nga Kirill më 25 shtator 2022, shtatë muaj pas pushtimit rus të Ukrainës.

Dhjetëra priftërinj ortodoksë rusë janë ndëshkuar për sfidimin e pikëpamjeve të kishës mbi luftën, për shembull duke lexuar lutjet për paqe në vend të fitores. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori