LAJMI I FUNDIT:

PriFest shpalos juritë e edicionit të dhjetë

PriFest shpalos juritë e edicionit të dhjetë

Pak ditë para fillimit të edicionit të dhjetë të festivalit, PriFest ka shpalosur juritë e të gjitha programeve garuese, e ato sivjet janë gjithsej tetë. Më poshtë është lista e plotë e anëtarëve të të gjitha jurive:

1. Juria e programit garues të filmave evropianë:
Ahmet Boyacioglu – regjisor, programer i festivaleve dhe producent (Turqi)
Tina Hajon – producente, programere e festivaleve (Kroaci)
Almir Djikoli – xhirues (Bosnje dhe Hercegovinë)

2. Juria e programit garues të filmave ballkanikë – “Mjaltë dhe gjak”
Johannes Naber – regjisor dhe skenarist (Gjermani)
Izabel Igel – producente (Poloni)
Hayet Benkara – menaxhere e programeve për industri filmike (Francë, Kanadë).

3. Juria e programit garues të filmave metrazhit të mesëm
Norika Sefa – filmbërëse (Kosovë)
Marija Perovic – regjisore, producente, skenariste (Mal i Zi)
Florenc Papas – filmbërës (Shqipëri)

4. Juria e programit garues të filmave dokumentarë
Ajola Xoxa – regjisore dhe juriste (Shqipëri)
Simon Wilkinson – ekspert në “VR & AR” (Britani e Madhe)
Shkëlzen Gashi – hulumtues, autor (Kosovë)

5. Juria e programit garues të filmave ndërkombëtarë studentorë
Ema Ndoja – aktore (Shqipëri/Gjermani)
Cheryl Johnson – skenariste, regjisore (Afrika e Jugut)
Jana Wolf – Europan Film Market (Gjermani)

6. Juria FIPRESCI
Ziga Brnik – kritik i filmit, gazetar, redaktor (Slloveni)
Rita Di Santo – kritike e filmit, historiane (Angli)
Ingrid Beerbaum – PR, gazetare, kritike e filmit (Gjermani)

7. Juria e pavarur e studentëve kosovarë (për filmat e metrazhit të mesëm)
Dardania Kajdomqaj – studente e drejtimit “Komunikim Masiv dhe Produksion” AAB (Kosovë)
Ulpiana Maloku – studente e dramaturgjisë, skenariste (Kosovë)
Gentrit Syla – student i drejtimit “Regji Filmi dhe TV” (Kosovë)

8. Juria e mediave
Kozeta Kurti – gazetare, moderatore (Shqipëri)
Ilir Ajdini – gazetar, shkrimtar, dramaturg, përkthyes (Kosovë)
Majlinda Aliu – gazetare (Kosovë)

/Telegrafi/