Duket bukur, ka diksion korrekt dhe nuk shfaq pasiguri – prezantuesja virtuale jep lajmet në Mal të Zi

Nga fundi i korrikut, lexuesja e lajmeve të portalit Dan, çdo ditë pune, është një prezantuese virtuale e quajtur Ana AI.
Ajo s’ka mbiemër. Ajo duket e bukur, ka diksion korrekt dhe nuk shfaq pasiguri, transmeton Telegrafi.
Redaktori i portalit Dan, Mili Preleviq, shpjegon për Radion Evropa e Lirë se gazetarët e shkruajnë lajmin dhe më pas Ana AI e lexon atë.
Projekti, i pari i këtij lloji në Mal të Zi, u krye duke përdorur inteligjencën artificiale gjeneruese (AI), teknologji që mund të prodhojë lloje të ndryshme të përmbajtjes, duke përfshirë tekst, imazhe, audio dhe të dhëna sintetike.
Përdorimi i inteligjencës artificiale në gazetari ngre pyetje të shumta, kryesisht në fushën e përdorimit etik.
Mihailo Backoviq, ekspert në inteligjencën artificiale, thotë se AI është një mjet i dobishëm për produktivitet, por i rrezikshëm nëse e gjen veten në duart e dikujt që synon të prodhojë propagandë në sasi të mëdha.
“Përdorimi i AI në vetvete nuk është problematik, përderisa politika editoriale e mediave zbaton standarde të larta etike dhe nuk lejon abuzimin e këtyre teknologjive”, tha Backoviq.
Sipas tij, është e nevojshme që një person të verifikojë gjithmonë përmbajtjen dhe të ketë fjalën e fundit kur e publikon.
Në Bashkimin Evropian, i cili ka avancuar më së shumti në këtë çështje, aktualisht është duke u përgatitur Akti i UA-së, gjegjësisht Ligji për Inteligjencën Artificiale.
Pritet që ai të mund të miratohet deri në fund të vitit, duke e bërë atë ligjin e parë të madh që rregullon inteligjencën artificiale në botë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Platforma X nën hetim penal

Meta po investon miliarda dollarë në syze inteligjente

Një qendër e kërkimore do të eksplorojë se si Inteligjenca Artificiale mund t'i ndihmojë njerëzit të "flasin" me kafshët shtëpiake

Samsung Galaxy S26 Ultra mund të marrë një përmirësim masiv të kamerës

Microsoft e pranon, ky gabim mund të mos riparohet kurrë

Ky është interneti më i shpejtë në botë - shkarkon gjithë Netflix-in për një sekondë

Shitet shtëpia me sipërfaqe prej 360 m² në lagjen Pejton në Prishtinë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Partnerë në elegancë: Telegrafi dhe Melodia Px ofrojnë 4 kravata Pierre Cavelli për vetëm 19.95 euro!

Kompletohu dhe shkëlqe në mbrëmjen e maturës me marrëveshjen mes Telegrafit dhe Melodia PX!

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Më të lexuarat

Pas aktgjykimit të Kushtetueses, reagon Vetëvendosje

Trump po planifikon marrëveshje 30 miliardë dollarëshe për një program bërthamor me Iranin?

Viktimë e shantazhit seksual online, rrëfimi i 48-vjeçarit: Më kërkuan para për të mos publikuar video intime

A ju kujtohet 'stadiumi fantazmë' që kishte filluar të ndërtohej para 15 vitesh? Shikoni çfarë po i ndodh sot

Stuhi të fuqishme me breshër godasin Tirolin e Austrisë, raportohet për dëme të shumta materiale

Ky është interpretimi i Kushtetueses për votim të hapur apo të fshehtë