LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Martinez: Nuk u mendova dy herë për Interin

Prezantohet Martinez: Nuk u mendova dy herë për Interin

Njëri nga sulmuesit më të talentuar argjentinas, Lautaro Martinez ka kompletuar transferimin te Interi.

I ardhur në Milano nga klubi i famshëm argjentinas Racing, Martinez është pritur mjaftë mirë.


Madje lojtari është prezantuar ditën e sotme nga klubi ku ka marrë edhe fanellën me numrin 10.

Ai ka thënë se në momentin që i shkoi oferta e Interit nuk është menduar dy herë për ta pranuar atë.

“Prej se kam mbërritur këtu gjithçka po shkon shumë mirë. Si shokët e skuadrës ashtu edhe tifozët më kanë pritur shumë mirë”.

“Për mua interesim kishin shprehur edhe disa skuadra tjera, por në momentin që erdhi oferta e Interit nuk jam menduar dy herë dhe vendosa ta pranoja menjëherë”, tha Martinez.

“Kam folur shumë me Militon dhe ai më ka treguar për emrin dhe rëndësinë e Interit”, tha Martinez.

20-vjeçari në fanellë do ta mbajë emrin Lautaro dhe jo mbiemrin Martinez.

Ai ka thënë se këtë vendim e mori pasi ka shumë lojtarë me mbiemrin Martinez ndërsa emri i tij Lautaro është i veçantë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori