LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Lamborghini i modifikuar “Huber Era”

Prezantohet Lamborghini i modifikuar “Huber Era”

Aventaor Ultimae i prezantuar së fundmi ka nënkuptuar fundin e një epoke – Aventadori i fundit në dhjetë vite prodhim dhe i fundit që përdori motorin V12.

Para jush prezantojmë veturën që nderon paraardhësin i cili edhe për këtë quhet “Era”, së bashku me emrin e kompanisë “Huber” që qëndron pas “kësaj vepre arti”, transmeton Telegrafi.

Kompania vendosi të heq maskën e pasme dhe të përparme dhe të përdor komponentë më agresivë. Pjesa e përparme ka thithës më të mëdhenj të ajrit, e pjesa e pasme ka thithës që përdor teknologjinë e ngjashme me atë të aeroplanëve.

E në vend të logos të kompanisë italiane – Lamborghini, e shfrytëzon atë të shtëpisë që e ka modifikuar. Ato mund të duken paksa ekstreme.

Fabio Lamborghini, nipi i Ferruci Lamborghini ka marrë pjesë në zbulimin e “Huber Era”, gjatë një eventi special të organizuar në Britani të Madhe – përkatësisht në Rovneburry House në Hartfordshire. /Telegrafi/