LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Godin: Interi është klub i madh dhe me histori, erdha për të fituar  

Prezantohet Godin: Interi është klub i madh dhe me histori, erdha për të fituar  

Diego Godin është prezantuar si lojtar i ri i Interit duke thënë se u bashkua me klubin italian për të dhënë gjithçka nga vetja e tij, brenda dhe jashtë fushës, si dhe për shkak se ata duan të fillojnë të fitojnë përsëri.

Godin përfundoi transferimin e tij në Inter të hënën, duke nënshkruar një kontratë tre-vjeçare me Nerazzurrët dhe mbrojtësi është i gatshëm t’i ndihmojë ata të përfundojnë thatësirën e tyre të trofeve.

Zyrtare: Interi e kompleton transferimin e Godinit me parametra zero
Lexo po ashtu Zyrtare: Interi e kompleton transferimin e Godinit me parametra zero

“Kam ardhur në Inter për të fituar, për të dhënë gjithçka nga vetja ime, trupi dhe shpirti im, në  fushë dhe jashtë saj”, ka thënë fillimisht ish-kapiten i Atletico Madridit për Inter TV.

“Një sfidë e re dhe një eksperiencë e re po fillon për mua. Interi është një ekip i shkëlqyer, shumë i rëndësishëm, ndër më të mirat në Evropë”.

“Me të vërtetë dua të vazhdoj të konkurroj në nivele të larta, duke bërë më të mirën time në fushë dhe jashtë saj, për të ndihmuar këtë ekip të madh të arrijë objektiva të rëndësishme”.

“Kam zgjedhur Interin sepse ata janë një klub i madh, një ekip i madh me shumë histori. Ata kanë ambicie dhe dëshirë të madhe për të arritur objektiva të rëndësishme”.

“Do të përpiqem të jap gjithçka në fushë dhe jashtë fushës. Do të përpiqem t’u ndihmoj shokëve të ekipit dhe klubit për të arritur objektiva të rëndësishme”.

“Kam zgjedhur Interin sepse ata kanë një projekt ambicioz sportiv. Ata duan të fillojnë të fitojnë përsëri dhe janë një ekip i madh, si në Evropë dhe në të gjithë botën”, përfundoi Godin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

“Ai na tha shumë qartë”, drejtori i Bayernit jep një përditësim të madh për të ardhmen e Kimmich

Bundesliga
Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Lojtari i Arsenalit merr një 'kontratë rekord' që nuk është parë më parë në Emirates

Premier League
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Liverpooli heq dorë nga Xabi Alonso, Klopp do të pasohet nga 39-vjeçari pak i njohur

Premier League
Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

Konfirmohet dëshira e Neymar Jr për t’u rikthyer në Barcelonë

La Liga
Kalo në kategori