LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet Autostrada e tretë Prishtinë-Gjilan

Prezantohet Autostrada e tretë Prishtinë-Gjilan

Është prezantuar të premten projekti i Autostradës së tretë në Kosovë, Prishtinë – Gjilan – Konҫul. Ky projekt i rëndësishëm infrastrukturor do të ketë gjatësi 47.1 kilometra dhe do të përbëhet prej shtatë segmenteve. Gjerësia e kësaj autostrade do të jetë 32 metra, ndërsa në kuadër të këtij projekti do të ndërtohen katër ura.

Autostrada e tretë do të lidhë korridorin 6, 7 dhe 10.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, tha se Qeveria e Kosovës edhe më tej do të vazhdojë me investime në infrastrukturë.

“Listën e projekteve të mëdha për vendin po e përmbyllim me autostradën Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë në gjatësi prej 47.1 kilometra. Tanimë ne kemi dorëzuar në BERZH projektin preliminar si dhe draftin fillestar të Vlerësimit të Ndikimit Shoqëror dhe Mjedisor dhe presim përgjigje pozitive nga ata. Në ndërkohë po shqyrtojmë edhe mundësinë e fillimit të financimit të segmentit të parë të këtij projekti gjegjësisht segmentin Prishtinë – Gjilan përmes buxhetit të Republikës së Kosovës, gjë që do të reflektohet në buxhetin për vitin 2017”, theksoi Zharku.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme për komunën që e drejton dhe banorët e kësaj ane autostradën e tretë.

Përveç kryetarit të Gjilanit në [prezantimin projektit kanë marrë pjesë edhe kryetarët e komunave të tjera të kësaj ane./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Rënia e madhe e standardeve të jetës - sa fitohet me të vërtetë në Gjermani?

Botë
Me ble t're se u prish? -  Jo, ua rregullon Hausmeister

Me ble t're se u prish? - Jo, ua rregullon Hausmeister

Hausmeister
Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Bylmeti & benefitet e konsumimit të tij

Meridian
Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

Studioni për një diplomë prestigjioze të nivelit botëror Baçelor ose Master në Kolegji CITY, Kampusi i Universitetit të York-ut në Evropë në Selanik të Greqisë

CITY College
49 VITE – 49 Shpërblime

49 VITE – 49 Shpërblime

Gorenje Department Store
Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri –  filluar nga 179 euro në muaj

Ofertat e Auto Mita t’bojnë me kerr t’ri – filluar nga 179 euro në muaj

Auto Mita
Kalo në kategori