LAJMI I FUNDIT:

Prezantimi zyrtar i konceptit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Prezantimi zyrtar i konceptit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Komiteti Olimpik i Kosovës, do të bëjnë prezantimin e procesit përgatitor të deritanishëm dhe hapat e mëtejmë të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Ceremonia do të mbahet me 18 shtator 2023 (të hënën), ora 18:00, në Qendrën për Praktikë Narrative, në Prishtinë.


Po ashtu, në po këtë ngjarje, do të bëhet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet MKRS-së dhe KOK-ut për procedim të mjeteve për mbulimin e pagesës për cedimin e të drejtave ekskluzive të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare për organizimin e Lojërave Mesdhetare, Prishtina 2030.

Ndryshe, “Prishtina 2030” ka fituar të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare, pasi në Asamblenë e Përgjithshme të Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare kandidatura e Kosovës ka marrë 58 vota pro, pra shumicën dërmuese të votave të të pranishmëve, derisa shtatë ishin kundër.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori