LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Shqipërisë shkarkon komandantin e Forcës Ajrore

Presidenti i Shqipërisë shkarkon komandantin e Forcës Ajrore

Presidenti i vendit, Bajram Begaj ka shkarkuar nga detyra Komandantin e Forcës Ajrore, Gjeneral Brigade, Ylli Pulaj.

Në dokumentin e firmosur nga kreu i shtetit, bëhet e ditur se shkarkimi i tij është bërë me dekret të presidentit dhe me propozim të ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi.


“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c”  të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Ylli Nikoll Pulaj shkarkohet nga detyra e Komandantit të Forcës Ajrore”, theksohet në dekretin e presidentit të vendit, Bajram Begaj.

Ndërkaq, këtë detyrë është emëruar Ferdinant Vasil Dimo.

“Në mbështetje të nenit 93 dhe nenit 169, pika 3, të Kushtetutës, si dhe nenit 9, pika 3, shkronja “c” të ligjit nr. 64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Ministrit të Mbrojtjes, Gjeneral Brigade Ferdinant Vasil Dimo emërohet në detyrë Komandant i Forcës Ajrore” shkruhet në dekretin e presidentit të vendit, Bajram Begaj.

Në nëntor të vitit 2021 kolonelit Ferdinant Vasil Dimo iu dha grada madhore “Gjeneral Brigade” nga ish-Presidenti Ilir Meta.

Dimo ka lindur më datë 6 dhjetor 1964, në Fier. Ka përfunduar studimet në Shkollën e Lartë të Bashkuar të Oficerëve, në vitin 1988 dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Ndërlidhje”.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneral brigade Dimo ka kryer kurse të rëndësishme për komunikimin dhe informatikën në institucione arsimore ushtarake në Itali, Turqi, Hollandë dhe Rumani.

Dimo ka kryer detyra të ndryshme, ndër të cilat; “Përgjegjës sektori” dhe “Drejtor” në Drejtorinë e Ndërlidhjes, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së; “Komandant” i Agjencisë së Sistemeve të Ndërlidhjes dhe Informacionit”, në Shtabin e Përgjithshëm të FA-së.

Pasi drejtoi për një periudhë 14-mujore Forcën Tokësore, në detyrën e zëvendëskomandantit, gjeneralbrigade Ferdinant Dimo u prezantua në muajin prill në detyrën e re, atë të komandantit të Komandës Mbështetëse, ndërsa sot është emëruar në drejtimin e Frocave Ajrore. /RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

​Bie nataliteti në Kosovë, ASK dhe MPB me statistika të ndryshme për lindjet

Lajme
LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

LVV në Prishtinë akuzon Përparim Ramën, thonë se po planifikon të keqpërdorë një tender në vlerë prej 10 milionë euro

Lajme
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Viti, vidhet një kasafortë me para

Viti, vidhet një kasafortë me para

Kronika e Zezë
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Kalo në kategori