LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Rrjetit të Aleancës Mjedisore Botërore do ta vizitojë Kosovën

Presidenti i Rrjetit të Aleancës Mjedisore Botërore do ta vizitojë Kosovën

Paul Durkee, Presidenti i Rrjetit të Aleancës Mjedisore, ndër më të mëdhat në botë, do ta vizitojë Kosovën në tetor. Kjo vizitë vije pas takimit në Singapor të Durkee, me Ali Ahmeti drejtor i HPC International për Ballkan me zyrën e saj në Kosovë.

Kështu, gjatë Konferencës së Inogen në Singapor, Paul Durkee, Presidenti i Rrjetit të Aleancës Mjedisore ndër më të mëdhatë në botë INOGEN, konfirmoj se do të vizitojë Kosovën në tetor. Vizita e tij do të synojë të forcojë lidhjet ekzistuese me HPC International, njëri nga anëtarë e Inogen me bazë në Kosovë dhe të zgjerojë mundësitë për të punuar në tema të rëndësishme mjedisore dhe zhvillimit Ekonomik.


Inogen është një korporatë globale që siguron organizata shumëkombëshe me mjedis të qëndrueshëm, me cilësi të lartë dhe me kosto efektive, zgjidhje për shëndetin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë si dhe sjelljen e investimeve në vende të ndryshme.

Ndërsa në fund të takimit Paul Durkee deklaroj se nëpërmjet diversitetit të anëtarëve tanë, ne jemi në gjendje të ofrojmë një spektër të gjerë shërbimesh të lidhura me mjedisin, shëndetin, sigurinë, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin ekonomik në mbarë botën nga burimet lokale. /Telegrafi/