LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i La Ligas thotë se Barcelona nuk mund ta regjistrojë Messin

Presidenti i La Ligas thotë se Barcelona nuk mund ta regjistrojë Messin

Presidenti i La Ligas, Javier Tebas foli në lidhje me një rikthim të mundshëm të Lionel Messit te Barcelona në verë.

Duke njohur problemet financiare të katalanasve, Tebas u tregua i prerë në momentin kur theksoi se aktualisht, blaugranat e kanë të pamundur të regjistrojnë argjentinasin.


Ai shtoi se Federata nuk do të bëjë asnjë lëshim në rregullore pavarësisht se bëhet fjalë për një si lojtar si Messi.

“Sot për sot, Barcelona nuk mund ta regjistrojë Lionel Messin. Megjithatë, unë shpresoj që në të ardhmen situata të ndryshojë dhe ata të mund ta transferojnë argjentinasin. Ka ende shumë kohë përpara dhe duhet të presim. Barcelona duhet të shesë lojtarë”.

“Por, është e vështirë dhe ne nuk do të bëjmë asnjë lëshim në rregullore edhe pse mua do të më pëlqente shumë që Messi të luante në kampionatin tonë”, kas thënë Tebas. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Meç i madh i boksit mes Tyson Fury dhe Oleksandr Usyk - detajet minutë pas minute

Boks
Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Mbyllet sezoni në Bundesliga: Bayer Leverkusen me rekord, mësohen të gjitha verdiktet

Bundesliga
Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në

Ballkani me fitore ndaj Llapit feston titullin e kampionit në "Zahir Pajaziti"

Superliga
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

“Lista e blerjeve sekrete” të Bayern Munichut – emrat e shtatë lojtarëve që mund t’i kushtojnë 323 milionë euro

Bundesliga
Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

Barcelona e bindur se do nënshkruajnë me top yllin gjerman si pjesë e ‘revolucionit’ në ekip

La Liga
Kalo në kategori