LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i La Ligas lëshon ‘bombën’: Barcelona mund të bie nga La Liga

Presidenti i La Ligas lëshon ‘bombën’: Barcelona mund të bie nga La Liga

Barcelona vazhdon të jetë në hetim për skandalin e çështjes Negreira, në të cilin u akuzuan për ryshfet për gjyqtarët për disa vite.

Gjiganti katalunas përkundër se e ka nisur për mrekulli kampionatin, ata mund të bien në Segunda Divison dhe këtë e ka konfirmuar presidenti i La Ligas, Javier Tebas.


I pari i futbollit spanjoll ka thënë se nëse gjenden prova, atëherë Barcelona do të bie një kategori më poshtë.

Presidenti i La Ligës flet për shanset e Mbappes për t'iu bashkuar Real Madridit
Lexo po ashtu Presidenti i La Ligës flet për shanset e Mbappes për t'iu bashkuar Real Madridit

“Dënimi për rastin Negreira varion nga një paralajmërim në rënien në divizionin e dytë”, tha presidenti i La Liga-s , Javier Tebas gjatë një interviste për Movistar+.

“Nëse gjyqtari thotë kështu…atëherë po Barça do të bjerë. Këtë vendos gjyqtari, siç bëri me Elchen disa vite më parë. E vetmja fuqi që kisha ishte të dënoja disa fakte dhe unë do t’i dënoja. Sanksionet nuk janë përgjegjësia ime”.

“Ndiqni politikën e transferimeve të Real Madridit - jo të Chelseat!”, Tebas këshillon Barcelonën
Lexo po ashtu “Ndiqni politikën e transferimeve të Real Madridit - jo të Chelseat!”, Tebas këshillon Barcelonën

“Rruga është e gjatë, por ka sjellje që nuk kanë shpjegim, po hetohen procedurat. Klubi mund të dënohet, por edhe drejtorët mund të lirohen. Gjithçka është e mundur”, deklaroi Tebas.

Raportohet se janë zbuluar disa dokumente që vërtetojnë se Barça nuk ishte e përfshirë në ndonjë keqbërje në rastin Negreira dhe Barcelona gjithashtu ka mohuar me forcë çdo shkelje të ligjeve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Shok për favoritin e Ligës së Konferencës - shënohen 11 gola në dy ndeshjet gjysmëfinale

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori