LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Javier Tebas: La Liga mund të rikthehet më 28 maj

Presidenti Javier Tebas: La Liga mund të rikthehet më 28 maj
La Liga (Foto: Brian Ach/Getty Images for LaLiga/Guliver)

Javier Tebas ka thënë se Federata e Futbollit të Spanjës së bashku me La Ligan janë duke i shikuar të gjitha mundësitë e rikthimit të sezonit.

Presidenti i ligës spanjolle ka paralajmëruar futbolli mund të rikthehet më 28 maj, në rastin më të mirë të mundshëm, duke shpresuar që virusi të hiqet.


“Nga të gjitha skenarët e ndryshëm që ne kemi shikuar me UEFA të kthehemi në aksion, ato më të mundshme janë 28 maji, 6 qershor ose 28 qershori”, ka thënë ai.

“Ne nuk mund të themi një datë të saktë. Kjo do të na jepet nga autoritetet në Spanjë. Por ne ende kemi kohë për t’u rikthyer në stërvitje para kësaj”, ka shtuar më tej Tebas.

FIFA të zgjasë sezonin 2019/20 për një kohë të pacaktuar
Lexo po ashtu FIFA të zgjasë sezonin 2019/20 për një kohë të pacaktuar

Ai foli edhe për aspektet ekonomike që pritet ta godasin La Ligan.

“Në aspektin ekonomik, mos përfundimi i sezonit 2019-20 do t’i kushtonte La Liga 1 miliard euro. Nëse e mbyllim pas dyerve të mbyllura, kostoja është 350 milionë euro. Nëse luajmë me tifozët, humbjet do të ishin akoma 150 milionë euro”.

“Sa i përket të drejtave të TV, La Liga ka grumbulluar tashmë 90 për qind të totalit. Nëse nuk luajmë përsëri, do të duhet të heqim dorë nga 10 për qind e mbetur, së bashku me 18 për qind të paguar tashmë”, ka thënë Tebas.

Që nga 11 marsi kur Atletico eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve, nuk është zhvilluar asnjë ndeshje tjetër.

La Liga ishte ndërprerë po ashtu në muajin mars dhe numri i viktimave është rritur shumë në Spanjë, andaj ende nuk ka ndonjë datë se kur mund të rikthehet situata normale. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Cristiano Ronaldo bëri një gabim shumë të madh kur parashikoi tre favoritët për Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

Ronald Araujo afër largimit nga Barcelona? Agjenti i tij në bisedime me klubin e njohur

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

U eliminua nga Liga e Kampionëve, Guardiola e do me çdo kusht transferimin e top yllit gjerman

Premier League
Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Superkompjuteri parashikon favoritin e ri për të fituar Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori