LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Interpol-it u mor peng për “për t’u marrë në pyetje” në Kinë

Presidenti i Interpol-it u mor peng për “për t’u marrë në pyetje” në Kinë

Mes misterit rreth zhdukjes së kreut të Interpolit, ai është nën hetim në Kinë, kështu i ka thënë një burim South China Morning Post.

Meng Hongwei, 64 vjeç, i cili është gjithashtu zëvendësministër i Sigurisë Publike të Kinës, u mor “për t’u marrë në pyetje” nga autoritetet e disiplinës sapo ai u ul në Kinë.


Sipas burimit, nuk është ende e qartë pse Meng po hetohet ose saktësisht se ku po mbahet.

Policia franceze ka nisur një kërkim për Meng gruaja e tij njoftoi ata se ai ishte zhdukur.

INTERPOL-i i kërkon informacione Kinës për presidentin e zhdukur
Lexo po ashtu INTERPOL-i i kërkon informacione Kinës për presidentin e zhdukur

Interpol, tha të premten se ishte në dijeni të raporteve si “zhdukje e supozuar” të Meng dhe se çështja është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse në Francë dhe Kinë, përcjell Telegrafi.

“Selia e Sekretariatit të Përgjithshëm të Interpolit nuk do të komentojë më tej”, tha sekretari i përgjithshëm i organizatës.

Policia franceze thotë se Meng u pa për herë të fundit në Francë më 29 shtator.

Meng u emërua kreu i Interpolit në vitin 2016 dhe do të shërbejë deri në vitin 2020. /Telegrafi/