LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Flamengos: Balotelli ka shprehur dëshirën të luajë për ne

Presidenti i Flamengos: Balotelli ka shprehur dëshirën të luajë për ne
Mario Balotelli (Foto: Getty Images/Guliver)

Dje, gazetari i famshëm italian Gianluca Di Marzio raportoi se sulmuesi italian Mario Balotelli ishte duke negociuar me Flamengon.

Tani presidenti i klubit brazilian, Rodolfo Landim e ka konfirmuar këtë informacion për mediat vendore dhe amerikano-latine.


Ai gjithashtu theksoi se italiani kishte thënë se do të donte të luante për ta, por që negociatat e vërteta ende nuk janë zhvilluar.

“Balotelli dha një përgjigje pozitive për të luajtur për ne, por ky ishte kontakti i vetëm që kishim. Deri më tani, ne kemi folur vetëm me të”, tha Landim.

Balotelli ishte afër kthimit në Itali, ku u kërkua klubi ku filloi karrierën, Brescia, por marrëveshja nuk erdhi sepse sulmuesi po kërkonte rrogë të madhe.

Në fund të sezonit, kontrata e reprezentuesit italian me klubin e Marseille ka përfunduar dhe ka mbetur pa punë.

Ndryshe, futbollisti më parë ka luajtur për Interin, Milanin, Manchester City, Liverpool dhe Nice. /Telegrafi/