LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i FIBA Europe: Duhet të vijë përsëri në Kosovë, keni shumë talente

Presidenti i FIBA Europe: Duhet të vijë përsëri në Kosovë, keni shumë talente

Presidenti i FIBA Europe, Turgay Demirel, po qëndron për herë të parë në një vizitë në Kosovë.

Demirel, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjinin, ku ka treguar përshtypjet e tij për vizitën në vendin tonë.


“Kjo është vizita ime e parë në Kosovë, dhe përshtypjet e mija janë që ky shtet ka potencial dhe është në zhvillim e sipër. Po ashtu kam përcjellë disa ndeshje basketbolli, në fokus takimin mes Kosovës dhe Britanisë së Madhe. Definitivisht, duhet të vij përsëri këtu”.

Presidenti i FIBA Europe, ka vlerësuar FBK-në, për angazhimin në ngritjen e këtij sporti në Kosovë.

“Federata e Basketbollit e Kosovës është anëtarja jonë më e fundit, duke u pranuar në vitin 2015. Që atëherë ata janë përpjekur shumë dhe kanë pasur ngritje. Janë duke punuar me shumë pasion kështu që mendoj se në Kosovë basketbolli do të jetë një prej sporteve më të fuqishme, dhe sot ndodhem këtu për të përcjellë organizimin e dytë që po e mban Federata e Basketbollit e Kosovës dhe të gjithë janë të kënaqur. Organizimi i Kampionatit Europian për femra Divizioni B, nën moshën 20-vjec, po shkon për mrekulli. Kombëtaret janë të kënaqura me nivelin e organizimit, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme, prandaj dua të falënderoj shokët e mi të Federatës së Basketbollit të Kosovës, për këtë nivel të lartë organizimi”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mysafiri nga FIBA ka thënë se KB Prishtina ka arritur suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare, por sipas tij nevojitet që edhe skuadra tjera kosovare nga të dyja gjinitë të marrin pjesë në gara ndërkombëtare.

“E di që Prishtina është një klub i mirë dhe me traditë të basketbollit, dhe jam i sigurt që në vitet në vazhdim ata do të shënojnë ngritje, dhe do të jenë më konkurrues me shtetet dhe klubet tjera, por edhe kjo që kanë arritur deri tani është një sukses i kënaqshëm. Natyrisht basketbolli zhvillohet në shtetet e reja dhe në Federatat e reja, kështu ndodh edhe me klubet prandaj besoj se jo vetëm Prishtina por do të ketë edhe skuadra tjera nga Kosova, në të dyja konkurrencat që do të marrin pjesë në arenën ndërkombëtare”.

Demirel ka thënë se ka raporte shumë të mirë me drejtuesi e FBK-së, dhe se ai do të vazhdojë të punojë me ta për çdo gjë që Kosova ka nevojë për zhvillimin e këtij sporti.

“Definitivisht, i kam shok shumë të mirë që nga fillimi sepse ne njihemi para se Kosova të pranohej në Fiba. Në të gjithë këtë proces ne kemi punuar bashkë, dhe vazhdimisht kemi përkrahur idenë që Kosova të pranohet në FIBA. Kam pasur kontakte me ish-presidentin e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Erolld Belegun. Miqësi shumë të mirë kam edhe me kryetarin aktual të FBK-së, Arben Fetahun dhe jemi duke punuar bashkë për çdo gjë që ata kanë nevojë. Ne jemi të gatshëm për ta ndihmuar basketbollin kosovar dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”.

Presidenti i FIBA Europe ka këshilluar të rinjtë kosovarë që të merren me basketboll. Ai është shprehur i bindur se Kosova ka shumë talente në këtë sport.

“Dua të përcjellë një mesazh për të rinjtë e këtij vendi që merren me basketboll. Natyrisht Kosova ka shumë talente të cilët duhet të punojnë shumë në mënyrë që të rritet niveli i klubeve dhe ai Kombëtar, dhe iu dëshirojë shumë suksese. Patjetër që Kosova ka nevojë edhe për trajnerë dhe gjyqtarë të mirë. Mendoj se trajnerët duhet t’u japin rastin të rinjve dhe t’i ndihmojnë ata që të bëhen lojtarë më të mirë”, tha ndër të tjera Turgay Demirel./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori